Nga Express më 14 mars 2011 në ora 12:43
Përpos titullit të kampionit, të cilin pothuajse e ka vendosur në kasafortë, Borussia Dortmund po mendon për të ardhmen.
Sipas uebfaqes zvicerane 4-4-2.com, klubi verdhezi i ka veçuar dy lojtarë të cilët planifikon ti transferojë gjatë verës: Xherdan Shaqiri e Amine Chermiti.
Dortmund i ka bërë gati edhe paratë që e ka ndërmend tia ofrojë Baselit për përfaqësuesin zviceran. Dortmund duket se e ka shtuar interesimin për Shaqirin. Klubi gjerman, për 19-vjeçarin është i gatshëm ti ofrojë 6.5 milionë euro. Për momentin, Basel nuk dëshiron ti komentojë thashethemet, shkruan kjo uebfaqe.
Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në vitin 2014. Për kartonin e tij, kampioni zviceran kërkon 10 milionë euro, por nëse oferta e Dortmundit bëhet zyrtare, klubet me gjasë do të mund ta gjenin një mesatare, për ta transferuar futbollistin gjilanas.
Përpos Borussia Dortmund, Shaqiri pëlqehet edhe nga Zeniti, Bayern Muncheni, Hamburgu, Liverpooli, Juventusi etj.