Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp është shpallur kampion, dy xhiro para përfundimit të edicionit në Bundesligë pasi ka tetë pikë epërsi ndaj përcjellësit të parë Bayern Munichut.
Golat në fitoren e Dortmund i realizuan mesfushorët Ivan Perisic në minutën e 23-të dhe Shinji Kagawa në të 59-ën. Pas 32 xhirosh, Dortmund ka tubuar 75 pikë me bilanc prej 23 fitore, 6 barazime dhe 3 humbje.