Grosskreutz shënoi dy herë. Përkatësisht në minutën e 49 dhe të 53 të takimit, për të ardhur tek goli i tretë shënuar nga Gotze në minutën e 55.
Goli i vetëm për vendasit u shënua në minutën e 80 nga Kiessling.
Pas kësaj fitoreje Dortmund ngjitet në kuotën e 46 pikëve duke thelluar diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Mainz me 33 pikë, po aq sa Leverkusen.