Partia Socialiste vijoi akuzat ndaj Prokurorisë, e cila thuhet se po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve të korrupsionit, atë të CEZ. Në një deklaratë për mediat, deputeti i selisë rozë, Ulsi Manja tha se prokurorët po sillen me drejtësinë si tregtarë pazari.
Prokuroria po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve të korrupsionit, atë të CEZ. Kush ua ka dhënë të drejtën këtyre prokurorëve që të sillen me drejtësinë si tregtarë pazari? Që të sillen me drejtësinë për të sulmuar dhe mbrojtur në emër të interesave politike dhe korruptivë. Me dosjen CEZ po bëhet pazar mes politikës dhe prokurorisë. Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe me kilometra larg dhe gjithë Tirana e di.
Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës dhe padrejtësisë. Po provon një kalbëzim të tmerrshëm të sistemit. Bërja e drejtësisë për çështjen CEZ nuk do të ndalet, ndërsa u bëri thirrje prokurorëve, sipas tij, të ndershëm të sistemit. Të presin me qetësi vettingun, sepse ora për tu ndarë i njomi nga i thati brenda sistemit të prokurorisë ka ardhur, u shpreh Manja.
7 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)