Bashke me pagesen per cdo kilometer do te futen edhe tarifa te reja qe e cojne cmimin ne stratosfere


Nje xhiro taksie, qe i kalon te dy kilometrat do te kushtoje shume me teper se 300 leke, sa ka kushtuar deri tani. Specialistet e transportit kane perllogaritur koston e nje udhetimi disa kilometersh, duke futur edhe tarifat e reja qe pritet te miratohen. Keshtu, sipas llogaritjeve te deritanishme, nje xhiro prej 7 kilometrash kushton me shume se 800 leke. Ndersa nje xhiro 5 kilometershe kushton 625 leke te rinj. Tarifat e reja te sherbimit taksi pritet te miratohen te premten e ardhshme ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Tiranes.


Cmimet


Hartuesit e projektvendimit e kane llogaritur ne dy menyra koston e udhetimeve, sipas atyre mesatare dhe maksimale te rekomanduara. Keshtu, sa u perket tarifave mesatare, per distancen deri ne 2 kilometra, nje pasagjer do te paguaje 300 leke, por ne rastet kur distanca eshte me e madhe se dy km, atehere behen llogari te tjera. Keshtu, pervec saj futen edhe nje sere tarifash dytesore, qe llogariten ne cmimin perfundimtar. Behet fjale per tarifen per lajmerimin (thirrjen) e taksise qe eshte 50 leke, tarifa per cdo kilometer qe eshte 90 leke, tarifa per kohen e pritjes (per ore), 1900 leke. Nderkaq, kur rezervimi behet me radio taksi, tarifa eshte 60 leke. Gjithashtu, specialistet kane llogaritur edhe komponentet e tarifes mesatare, me 7 kilometra, koha mesatare e pritjes se udhetarit eshte 3 minuta, ndersa pjesa e rezervimit me radio llogaritet 50 per qind. Keshtu, tarifa e pergjithshme, mesatare kap shifren 805 leke, ndersa ne kete rast tarifa mesatare per distancen deri ne 2 km nuk merret ne konsiderate.


Festat


Koha e sherbimit taksi eshte nga ora 22.00 deri ne oren 6.00. nderkaq, mesohet se diten e diel ose ditet e festave qe jane pushim, nje vlere prej 5 per qind do t'i shtohet tarifes fillestare. Per udhetimin e metejshem, brenda tarifes "A" (prane qendres) do te shtohet nje vlere prej 20 per qind dhe brenda tarifes "B" (rruge dytesore), do te shtohet nje vlere prej 10 per qind. Ndersa tarifa "C" (periferi) nuk ka rritje. Ne baze te nenit 36 te ligjit "Per transportet rrugore" te ndryshuar, niveli dysheme i tarifave te sherbimit taksi, nuk mund te jete me pak se dyfishi i cmimeve te sherbimeve te njejta me autobuse, ne te cilin perfshihen sherbimet: qytetes, rrethqytetes dhe nderqytetes. Ne nisje, pagesa e taksise llogaritet per gjithe numrin e vendeve te saj, pavaresisht nga numri i udhetareve. Per cdo udhetar shtese, drejtuesi i mjetit taksi mund te kerkoje leke shtese, vleren e se ciles e cakton bashkia. Dy femije te moshes nen 12 vjec bejne nje udhetar te rritur, ndersa nje femije nen moshen 12 vjec nuk paguan. Sipas vendimit, tarifat afishohen ne nje vend te dukshem brenda taksise, si dhe ne pjesen e jashtme anesore te saj, te dallueshme nga nje largesi prej 2 metrash. Drejtuesi i autovetures taksi, gjate gjithe udhetimit dhe qendrimit, pergjigjet per bagazhet e udhetarit. Tarifa per bagazhet eshte 10 leke per cdo 25 kg dhe pas 25 kg te para deri ne nje maksimum prej 50 lekesh. Ne rast demtimi te bagazheve, drejtuesi i autovetures taksi i shperblen udhetarit kundervleren e demit. Nese udhetimi nderpritet per force madhore ose kur drejtuesi i autovetures taksi nuk perfundon udhetimin jo per arsye te udhetareve, ai siguron kthimin e tyre ne vendnisje, pa pagese, ose ne pamundesi ta kryeje ate vete, siguron nje mjet tjeter per te mundesuar udhetimin ne destinacion ose anasjelltas.


Miratimi i tarifave, me 19 dhjetor


Viti i Ri do t'i zere qytetaret me tarifa te reja te sherbimit taksi. Sipas zyres se shtypit ne Keshillin Bashkiak, dita e premte do te jete dita kur do te miratohen perfundimisht futja e taksimetrit, bashke me tarifat qe do te aplikohen. Ky Keshill Bashkiak e ka miratuar ne parim kete draft ne mbledhjen e kaluar, por per shkak te disa saktesimeve qe do te behen ne te, miratimi perfundimtar i tij do te behet pas disa ditesh.