GJERMANI - Kanë kaluar 83 ditë nga aksidenti me ski që la në gjendje kome pilotin e Formula 1, Michael Schumacher. Gjendja e tij ka patur përmirësime të ndjeshme, por mjekët janë të shqetësuar për fizikun e tij.

Sipas mediave në Gjermani, Schumacher ka humbur rreth 25% të peshës trupore dhe tashmë peshon vetëm 53 kg.

Njëri nga mjekët që po ndjek kampionin e Formula 1, Curt Diehm ka deklaruar se humbja e peshës për pacientët në koma është diçka normale, por sipas tij, fakti që Schumacher ka humbur 20 kg është vërtet shqetësuese.

(er.nu/BalkanWeb)