Deputeti më kritik i PS, Ben Blushi ka dalë hapur duke kërkuar zgjedhje në PS, sipas parimit një anëtar një votë. Socialisti kritik ka deklaruar se nëse Edi Rama fiton në një garë të ndershme, atëherë do ta respektojë atë vendim  të anëtarësisë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në PS.


Deputeti më kritik i PS, Ben Blushi ka deklaruar se punën e kreut të PS e bën më mirë se Edi Rama.


Une besoj te liria. Mendoj se kete pune e bej me mire se Edi Rama. E bej partine e hapur, kolegjiale, u shpreh Blushi.


Ben Blushi tha gjithashtu se “të gjitha vendimet e marra edhe në Parlament janë vendime personale të Edi Ramës”.


“Kam filluar të kem shumë dyshime për Edi Ramën. Pyetja është si ka mundësi që harxhon shumë kohe me njerëz që merrën me krime. Nuk kam parë të fusë një piktor apo shkrimtar në parlament. Kam filluar të dyshoj nëse ka shijet e duhura apo jo. Qeverisja nuk ka qenë e drejtë në asnjë ditë. Kjo qeverisje është e pandjeshme”, tha Blushi.


Blushi foli edhe për platformën e tij:


“Kërkoj të ketë zgjedhje me parimin një anëtar nje votë. Nëse nuk ka zgjedhje cfarë platforme doni nga unë.  Kërkoj garanci të ketë zgjedhjë të lira. Të mos fusë vartësit e vet të votojnë për të. Do ta ndryshontë komplet raportin tonë me shqiptarët”


Në një intervistë për emisionin Top Story, Blushi tha se “në grupin parlamentar të PS janë 10 më të pasurit në Shqipëri. Edi Rama ka sjëlle në parti kriminelë. PS nuk është më e majtë, është bërë parti kaotike’


“Kërkoj të ketë zgjedhje dhe zgjedhje te drejta. Një proces të drejtë delegatësh. PS duhet të ketë një datë zgjedhjesh. Edhe karnavalet kanë një datë. Kam te dhena se anetaresia e Partise Socialiste po trukohen. Nese ne gare fiton Edi Rama, do respektoj vendimin e anetaresise. Do qendroj ne PS.”, u shpreh Blushi.


Pyetje: Ben Blushi është oponent apo opozitar? Blushi është kundër Ramës si kryetar i PS apo si kryeministër?


Ben Blushi: Për cilësinë e qeverisjes jam shumë shumë shumë i zhgënjyer. Vendimet e fundit që po merren janë personale.


Kam hyrë në një parti që është e qëndrës së majtë. Kam arsye të them se jo vetëm nuk është e majtë por është kaotike konfuze. Në gjithë qeverisje nuk kemi bërë aq sa duhet për të varfërit. Në grupin tonë parlamentar janë 10 me të pasurit në Shqipëri. Pse vijnë keta në PS? Në parti këta vijnë për të fituar. A ka mundësi një fëmijë sot  i varfër të bëhet deputët i PS? Jo


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter