Te tjera rreth shkrimit Brace Iku banda e Bashes Ish komandanti i FNSH Prenci perplasje me Peken





TIRANE - Drejtori i policise Bernard Caushaj qe ne vitin 2010 paditi penalisht deputetin e Partise Socialiste Pandeli Majko emerohet ne krye te policies se kryeqytetit. Pas dy vjet qendrimi ne qytetin e Korces Caushaj tashme ka marre freret e Drejtorise se Policise Qarkut Tirane ku pritet te garantoje sigurine publike te qytetareve. Emerimi i tij ne kete drejtori vjen ne nje kohe kur ne kryeqytet kane ndodhur nje sere ngjarjes kriminale te pasuara nga njera-tjetra dhe per pasoje kane mbetur te vdekura 2 femra dhe dy shtetas te tjere jane plagosur. Caushaj ne 13 maj 2010 gjate periudhes kur Partia Socialiste bllokonte rruget nacionale me kauzen per hapjen e kutive te zgjedhjeve te 2009 ka paditur penalisht deputetin e Korces Pandeli Majko me pretendimin se ky i fundit ka bllokuar me force rrugen nacionale Korce-Pogradec dhe ka kundershtuar punonjesit e rendit. Postin e drejtuesit te Policise Tirane Caushaj e mori pas shkarkimit nga kjo detyre e nen/komisarit Saimir Muca i cili eshte transferuar kancelar ne Akademine e Rendit Tirane. Nderkohe qe termetin e kane ndjere dhe dy zv/ndesit e Muces Dorian Muca dhe Gjergji Jorgo duke u transferuar ne Drejtorine e Policise se Shtetit.Pak kohe me pare Dorian Muces ju vu nje sasi e konsiderueshme tritoli ne deren e shtepise ku nga shperthimi spati te lenduar. Momen- talisht kjo ngjarje eshte ende e pazbardhur.

PEKA E BURGAJ NE POLICI
Zv/ministri i Brendshem Avenir Peka Drejtori i Policise se Shtetit Hysni Burgaj si dhe zv/drejtori Agron Kulici kane mare pjese ne prezantimin e drejtorit te ri te policise se Tiranes Bernard Caushaj. Pervec prezantimin te ketij te fundit kreret e larte te policise i bene te ditur stafit se dy zv/ndesat e Caushit do te jene Artan Kurti si dhe Gazmend Hamitaj. Keta dy emra zune pozicionet e Dorian Muces dhe Gjergji Jorgos te cilet u transferuan ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise ku tashme Muca do mbaje postin e Drejtorit te Hetimit te Pastrimit te Parave ndersa Jorgo ate te Drejtorit te Forces Levizese dhe Operacionale.

PRENCI INTERNIM NE DIBER
Shemsi Prenci me graden drejtuesi i pare ka lene detyren e Forces Levizese dhe Operacionale dhe eshte emeruar drejtues i policise se qarkut Diber. Gjate fushates elektorale te zgjedhjeve lokale te 8 majit Prenci pati perplasje
publike me zv/ministrin e Brendshem Avenir Peka duke e akuzuar kete te fundit se i kishte dhene urdher te kundraligjshem per te derguar grupe te FNSH ne Kamzes zone ne te cilen kishte ndodhur nje sher mes simpatizanteve te PS-se dhe PDse. Madje Shemsi Prenci shkoi edhe me tej duke paditur ne Prokurorine e Tiranes zv/ ministrin Peka. Ky i fundit
pergenjeshtroi pretendimet e drejtorit te FNSH duke ju kunderpergjigjur me nje kallezim per shpifje. Momentalisht te dyja ceshtjen jane pushuar nga prokuroria e Tiranes.

LARGIMI I SAJMIR MUCES
Seria e ngjarjeve kriminale ne Tirane si dhe renia e forces zbuluese te policise per dhjetera vrasje kane sjelle largimin nga detyra te Saimir
Muces. Ketij te fundit momentalisht i eshte besuar detyra e kancelarit ne Akademine e Policise ne Sauk post qe e mer pas largimit te Ylli Metkos si drejtor ne qytetin e Korces. Muca u soll ne krye te policise se Tiranes ne 21 dhjetor 2010 kohe kur sapo kishte filluar fushata e elektorale e zgjedhjeve lokale. Transferimi i tij nga Elbasani ne Tirane u be me urdher te ministrit te asaj kohe Lulezim Basha urdher ky qe u dha pak dite para se Basha te jepte doreheqjen si minister I brendshem dhe te shpallte kandidaturen per kryetar Bashkie ne Tirane. Muca do te mbahet mend si polici qe refuzoi te ekzekutonte 6 urdherat e ndalimit te leshuar nga prokuroria e Tiranes per
efektivat e Gardes se Republikes qe dyshoheshin si autore te kater vrasjeve ne demostraten e 21 janarit 2011.

aq/shqiptarja.com