EULEX-i sot ka shkuar gabimisht në një lokacion për ta arrestuar një person, mirëpo personi tashmë ishte duke e vuajtur dënimin.
Krejt kjo ka ndodhur për shkak të mos komunikimit në mes institucioneve, ku drejtori i Qendrës Korrektuese kishte harruar ta infromojë gjyqtarin se tashmë personi është duke e vuajtur dënimin.
Zëdhënësja e EULEX-it Besa Domi ka sqaruar për Indeksonline se një operacion ishte planifikuar këtë mëngjes nga ECID (Departamenti Ekzekutiv i Hetimeve Penale i EULEX-it) me mbështetjen e ekipit të Policisë së Kosovës, njësitit ROSU për të arrestuar Shaban Sylën, i cili është i dënuar për të shërbyer dënimin e tij prej 8 vjet burg, për shkak të veprës penale të vrasjes në tentativë.
“ Këtë mëngjes, Ekipi i ROSU dhe policët e ECID kanë shkuar në shtëpinë e z.Syla. Familja ka shpjeguar se z. Syla është tashmë në burg që prej një muaji”, ka thënë Domi për Indeksonline.
Domi ka dhënë një shpjegim interesant për mënyrën se si ka ndodhur skandali, për shkak të mos komunikimit në mes institucioneve dhe neglizhencës.
“Një muaj më parë, pas këshillës së avokatit i cili e informoi atë se ai është i dënuar me 8 vjet burg, Shaban Syla shkoi vetë në Qendrën Korrektuese në Dubravë për të shërbyer këtë dënim. Problemi është se drejtori i Qendrës Korrektuese nuk e ka njoftuar gjyqtarin, për paraqitjen dhe praninë e Shaban Sylës në burg. Pra, kur gjyqtari e ka dërguar urdhër arrestin tek ECID (Departamenti Ekzekutiv i Hetimeve Penale i EULEX-it), ai nuk ishte në dijeni se Shaban Syla ishte tashmë në burg. Policët e kishin planifikuar dhe zbatuar urdhrin e arrestimit këtë mëngjes. E gjithë kjo ka ndodhur nga mungesa e komunikimit dhe askush nuk e dinte që Shabani ishte në burg, sepse drejtori i Qendrës Korrektuese kishte harruar ta informojë gjyqtarin”, ka thënë Domi për Indeksonline./Indeksonline/
SSSA ASS AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};