Levizja "Zgjohu" denoncoi ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, manipulimin sipas saj, te listave se vezhguesve te "MJAFT" nga G99. Ne dosjen jane paraqitur te plota te gjithe dokumenteve juridike qe vertetojne kete denoncim, se drejtuesit e G99 vazhdojne te drejtojne qendren levizja "MJAFT". Avokati Altin Goxhaj, ne emer te Levizjes "Zgjohu", akuzoi se Erion Veliaj & Co kane 3 vjet qe kane mashtruar komunitetin e donatoreve, sikur kane dhene doreheqjen, nderkohe qe kane kontrolluar te gjithe numrat e llogarive bankare te "MJAFT" dhe kane pasur te gjithe kompetencat drejtuese te aksionit, gjoja qytetar te "MJAFT". "Tashme eshte E qarte se kush i ka drejtuar dhe organizuar te gjitha protestat "e pavarura" te levizjes "MJAFT", si per shembull, protestat fyese ndaj vizitave te Berluskonit apo te Fratinit ne Tirane me simbolika fashiste, por kjo eshte nje teme tjeter", vleresoi Goxhaj. Sipas tij, fakti eshte qe Erion Veliaj & Co ka kontrolluar te gjitha projektet e "MJAFT" per periudhen 2007-2009, perfshire edhe financimin e Ambasades Amerikane per monitorimin e zgjedhjeve. Tashme, vijoi ai, projekti i financuar nga Friedrich Ebert per nje fushate te paster per Levizjen "MJAFT" eshte bere pis nga kjo loje mashtruese e Veliaj & Co. "Sic jane bere pis te gjitha projektet e "MJAFT" nen kontrollin e kandidateve te G99 dhe PS perfshire Erion Veliaj, Arber Mazniku, Milva Ekonomi, Marinela Lika, Endri Fuga, Elisa Spiropali", sqaroi drejtuesi i levizjes "Zgjohu". Me tej ai tha se konflikti i interesit dhe mashtrimit eshte menyre se si funksionon MJAFT dhe ky proces diskrediton te gjithe shoqerine civile ne keto zgjedhje. Gonxhaj theksoi se levizja "Zgjohu" do te pershkallezoje ne ditet ne vazhdim procesin e rekonstruksionit te kesaj skeme sorosiane qe synon te komprometoje zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe te gjithe shoqerine civile ne Shqiperi. Ne letren dhe dokumentet e dorezuar nga levizja "Zgjohu" saktesohet se bazuar te dokumentet e regjistruara nga partite politike prane KQZ-se rezulton se, 3 kandidate ne listat zgjedhore te partive politike rezultojne drejtues te levizjes "MJAFT". "Arbjan Mazniku, kandidat n.2 ne listen e Partise G99 ne zonen elektorale Tirane, Milva Ekonomi, kandidate n.2 ne listen e Partise G99 ne zonen elektorale Durres, Elisa Spiropali - kandidate n.17 ne listen e Partise Socialiste ne zonen elektorale Tirane", denoncoi Altin Goxhaj.





Pozicionet e 3 kandidateve te Levizjes "MJAFT"


1. Arbjan Mazniku - anetar i Bordit te Drejtoreve te Qendres, Levizja "MJAFT" i emeruar ne kete pozicion me Vendim nr. 288/2 dt. 16.02.2009 te Gjykates se Rrethit Tirane.


2. Milva Ekonomi - anetare e Bordit te Drejtoreve te Qendres Levizja "MJAFT" e konstatuar nga Vendimi nr. 288/2 dt. 16.02.2009 i Gjykates se Rrethit Tirane .


3. Elisa Spiropali - drejtore e Departamentit te Politikave e emeruar ne kete pozicion me Vendim nr. 288/2 dt. 16.02.2009 te Gjykates se Rrethit Tirane.