Durres- Arrestimi i te shumekerkuarit Dritan Dajti, i ka kushtuar Policise se Shtetit, me shtrenjte nga cfare e mendonte. Kater agjente te vrare, mes te cileve edhe shefi i Sektorit te Operacioneve Speciale dhe nje i vdekur, qe mendohet te jete miku i te arratisurit nga Gjykata e Tiranes me 2003, i quajtur Ledion Mara nga Lushnja, me precedente penale. Mes te lenduarve mesohet se jane kunati dhe nipi i Dajtit, qe po merren ne pyetje dhe tre kalimtare, mes te cileve nje femije 10 vjec, te gjithe jashte rrezikut per jeten. I plagosur mbeti gjate perleshjes se armatosur edhe Dritan Dajti, 39 vjec, i denuar me 20 vjet burg per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa dhe 9 vjet per arratisjen nga burgu. Masakra e kobshme ndodhi rreth ores 14:00, prane sektorit "Iliria" ne plazhin e Durresit, pak metra nga vilat qeveritare. I klasifikuari me kartele te kuqe nga Interpol Tirana dhe pjese e listes se 10 te shumekerkuarve me te rrezikshem ne Shqiperi, strehohej ne nje apartament ne afersi te pistes "Iliria", zona e vilave. Dyshohet se operacioni i policise eshte dekonspiruar, pasi bandes iu gjeten dy radio policie, sikurse edhe ne vitin 2005 po ne kete qytet. Policia tha se agjentet qe humben jeten jane Fatos Xhani, kreu operacionit, Saimir Duckollari, Kastriot Feska, e Altin Dizdari, agjente. Pak minuta me pas u arrestua dhe Erges Xhashi, qe gjendej ne shoqerine e Dajtit.
Operacioni
Gjithcka ka nisur mengjesin e djeshem, kur nje grup agjentesh te Zyres se Operacioneve Speciale te Policise se Shtetit, zbarkuan nga Tirana per ne Durres. Kane qene rreth 20 efektive, por nuk jane perfshire forca nga kryeqyteti apo nga Durresi. Ka rene ne sy mungesa e forcave speciale RENEA, qe ne kete rast ishin te domosdoshme, pasi Dritan Dajti, njeriu te cilin kerkonin, paraqitej person me rrezikshmeri te larte shoqerore dhe qe nuk kishte pranuar asnjehere dorezimin, duke u arratisur disa here ne operacione. Rreth mesdites jane piketuar zonat ku do te veprohej duke ndjekur levizjet e 39-vjecarit te akuzuar per vrasje dhe arratisje. Nje grup eshte vendosur prane pallatit ku strehohej Dajti, se bashku me grupin e tij, kurse te tjeret kane ndjekur levizjet e te dyshuarit neper qytetin e Durresit. Rreth ores 13:45 agjentet i jane vene pas 39-vjecarit qe levizte me nje fuoristrade me targa te huaja. "Pas informacioneve te marra per levizjet e personit shume te kerkuar Dritan Dajti, i cili strehohej ne nje banese ne afersi te pistes "Iliria", ne plazhin e Durresit, Sektori i Operacioneve Speciale prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, organizoi sherbime ne kete territor per identifikimin dhe kapjen e tij", njoftoi zedhenesi Klodian Branko.
Masakra
Rreth ores 13:45 sherbimet njoftuan se i shumekerkuari eshte afruar me nje makine "Volkswagen" tip "Tuareg", me ngjyre te erret, me targa te huaja CR 535 FR. "Kur makina kishte ndaluar, trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me kete detyre, ka bere rrethimin e mjetit per te mundesuar arrestimin tij", thuhet ne njoftimin zyrtar. Por gjate nderhyrjes finale, i shumekerkuari Dritan Dajti, ne menyre te menjehershme ka qelluar me armen pistolete, ne drejtim te pese agjenteve qe e kishin rrethuar. Efektivet jane gjendur te befasuar pasi nuk e prisnin kete reagim dhe pretendonin ta prangosnin pa u ndjere. Plumbat e zbrazur nga karikatori kane lene te vdekur ne vend kater pjesetaret e trupes se operacioneve, perfshire edhe shefin e zyres Fatos Xhani. Tre agjentet e tjere te vrare, jane Saimir Duckollari, Kastriot Feska dhe Altin Dizdari. Kunderpergjigjja ka qene e menjehershme dhe ashtu te plagosur, efektivet kane shenjestruar Dajtin, duke e goditur disa here. I dyshuari ka marre plumba ne duar, kembe, bark edhe shpine. Gjate perleshjes se armatosur ka mbetur i vrare edhe Ledion Mara, 23-vjec nga Lushnja, i njohur si person me precedente penale, por qe policia zyrtarisht nuk ka deklaruar ende, nese ishte pjese e grupit apo ishte kalimtar ne ato momente. Ne lagje eshte krijuar nje kaos i vertete dhe teksa agjentet i jepnin ndihmen kolegeve duke i derguar ne spital, zona eshte rrethuar dhe brenda disa minutash perfunduan ne pranga kunati i Dritan Dajtit, nipi i tij dhe shoqeruesi Erges Xhaxhi 22-vjec, banues ne Tirane, qe drejtonte mjetin.
E. Arapi
Te vrare:
Fatos Xhani, 35-vjec, shef i sektorit te Operacioneve Speciale, Policia e Shtetit
Saimir Duckollari, 33-vjec, agjent i sektorit
Kastriot Feska, 40-vjec, agjent i sektorit
Altin Dizdari, 32-vjec, agjent i sektorit
Ledion Mara, 23-vjec, civil, me precedente penale, dyshohet si mik i Dajtit
Te plagosur:
Dritan Dajti, 39-vjec, i denuar per vrasje, i arrestuar
Dyshohet se jane plagosur kunati dhe nipi i tij
I arrestuar:
Erges Xhaxhi, 22-vjec, drejtues i fuoristrades
Sekuestruar:
Dy pistoleta
Dy radio policie
Nje fuoristrade "Tuareg", me targa te huaja