Skandali i sekserit italian të Ilir Metës, i cili po trondit Italinë, duhet të ketë në Shqipëri një dëshmitarë okular. Ai duhet të jetë ish- Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Koha kur Meta ka takuar Lavitolën në Romë dhe pazaret e bëra me të përkojnë me kohën kur Dritan Prifti ka qenë Ministër i Ekonomisë. Prifti ka lënë të kuptojë se ka shumë informacion rreth pazareve të tjera të Ilir Metës muaj më parë.


Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se Lavitola përveç projektit të gazsjellësit TAP ku firma EGL duket se paguante nën dorë, kishte biseduar dhe për një hidrocentral që një grup italianësh, miq të Lavitolës, kërkonin ta merrnin. Hidrocentrali është lincensuar në kohën që Meta ishte Ministër i Ekonomisë, por kontrata nuk është firmosur pasi italianët nuk janë marrë vesh për pazaret mes palëve.


I vetmi njeri që mund të hedhë dritë në këtë tunel të ri ku është futur Ilir Meta me pazaret e tij është Dritan Prifti. Ai duhet të flasë përsëri.