Ish- ministri i Ekonomise Dritan Prifti nga sot i eshte bashkuar zyrtarisht tryezes se Opozites se Bashkuar me ftese te ketyre te fundit. Ne tryezen e sotme te opozites ku u diskutua mbi situaten politike ne vend merrte pjese dhe ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. Nderkohe kreu i PSV91 ne nje prononcim per mediat ne fund te tryezes tha se Prifti informoi mbi marredheniet e tij me drejtesine. Dritan Prifti u perjashtua disa kohe me pare nga strukturat e LSI-se ndersa u rikthye ne qender te vemendjes pas publikimit te video-skandalit qe implikonte kreun e LSI-se Ilir Meta ne afera korruptive.