Kishte deklaruar se nuk do te largohej kurre nga LSI por ne politike kurre mos thuaj kurre eshte nje shprehje qe ka atribut te jete e vertete. Po aq sa eshte e vertete se me ne fund Dritan Prifti eshte larguar nga LSI.

Kjo mesohet nga nje leter e gjate e tij qe mban daten 12 tetor pra nje dite pasi LSI organizoi konventen e Tiranes.

Ne leter zoti Prifti pohon ka kohe qe reflekton per te ardhmen e tij politike. Ajo qe ia ka qartesur me ne fund idete kane qene disa mesazhe telefonike te shkembyera me Ilir Meten

Dje e kam marre kete vendim perfundimtar pas disa mesazheve te shkembyera me Ilir Meten ku ai me permendte edhe kater femijet e mi. Atij mesazhi une nuk iu pergjigja sepse mu duk si ato kercenimet qe kam marre muajt e fundit si Minister ku kercenuesit me permendnin femijet dhe se i dinin shkollat e tyre thuhet ne leter.

Zoti Prifti thote se ka duruar shume kohet e fundit dhe permend serish keshilltarin dhe mikun e tij Eduard Belegu te arestuar ne forme presioni ndaj tij sic thuhet ne leter dhe me pas neglizhencen e policise pas zhdukjes pa gjurme te zotit Belegu.

Zoti Prifi i rikthehet shkarkimit te tij si minister i Energjitikes shkarkim te cilin e cileson te padrejte. Nga letra mesohet se arsyet e prishjes me Ilir Meten dhe per pasoje shkarkimi i tij si minister kane ardhur nga prishja e disa pazareve. Por me shume se kujdesi per te hedhur drite ky pasazh i letres i ngjan me shume nje forme presioni kujdes mund te nxjerr emra

Kryetari i LSI hedh poshte cdo sakrifice cdo miqesi cdo bashkepunim cdo kontribut nese ne nje rast te vetem atij nuk i plotesohet deshira qofte dhe kur deshira e tij nuk mund te plotesohet per shkak te ligjit. Sakrificat miqesia bashkepunimi dhe kontributi im filluan te hidhen poshte kur nje tender ne Albpetrol nuk e fitoi B.H sepse komisioni atje e skualifikoi per mangesi ne dokumentacion. Gjerat u perkeqesuan kur nje koncesion gjykata nuk te lejonte tia jepje dot Y.T. Me vone u prishen me keq punet kur nje privatizim nuk mund ta meritonte M pavaresisht se ai kishte merituar te tjera me pare thuhet ne leter.

Sic thote me poshte ne nje pasazh tjeter te letres zoti Prifti kerkon ta lene te qete. Ai identifikon Ilir Meten si frymezuesin e akuzave per pasurine e zonjes Prifti. bdquoNese vazhdoni- shkruan ne leter Dritan Prifti -do te merrem edhe une me pasurine e Ilir Metes. Ish-ministri i LSI pemend edhe nje fakt tjeter blerjen e deputeteve nje trafik influence dhe favoresh qe sipas tij behet ne kurriz te deputeteve te LSI-se.

Jam shume i zhgenjyer qe ai ka nxjerre sekseret e tij ne treg per te blere deputete te Partise Socialiste me cmime skandaloze. Dje sekseret e tij i kane bere kete oferte nje deputeti te PS nga Fieri. I kane ofruar shume para kontroll te plote mbi Albpetrolin si ndermarrje dhe vendin nr.1 ne listat e LSI ne qarkun Fier. Sekseret e tij dhe ai vete e kane me te lehte te shkojne te blejne deputete nga PS sesa te respektojne deputetet e LSI te cilet kane luftuar me gjak per te siguruar ato mandate deputeti.

Por ne kete levizje depuetetesh ku do te shkoje Dritan Prifti Ne leter kjo nuk thuhet. Por zoti Prifti njofton se kete vendim do ta beje te ditur ne ditet ne vijim. Deri atehere ai u kerkon simpatizanteve te tij ne LSI qe ulin kryet per ti shpertuar raprezaljeve. Per kete akt largimi nga LSI zoti Prifti thote se do qe te jete i vetmi qe te marre persiper kostot. Per ta mbyllur letren me keto fjale

Shpresoj shume qe distancimin tim nga Ilir Meta shqiptaret te ma kuptojne ashtu sic eshte. Kam bindjen qe miqte dhe shoket e mi me mirekuptojne. Ata dine dhe me shume se kaq.Zoti ju sjellte mbaresi ne jetet tuaja thuhet ne fund te letres.