Deputeti Dritan Prifti, tashme pa imunitet, dëshmon për më shume se 60 minuta në prokurorinë e përgjithshme. Edhe pse pas seancës së pyetjeve nuk ka dhëne asnjë prononcim për mediat, i kontaktuar nga Vizion Plus Prifti ka pohuar se prokuroria vazhdon hetimet në lidhje me 2 videot e korrupsionit, por nuk ka vendosur ende të marre asnjë prej personave të implikuar si të pandehur. Megjithatë për here te pare, Prifti nuk është marrw ne pyetje ne cilesine e personit qe ka dijeni per rrethanat e ngjarjes, por si person nen hetim. Prifti do te konsiderohet i pandehur vetem nese i komunikohet nje akuze. E njejta procedure pritet te ndiqet edhe me Ilir Meten. Sipas Priftit, seanca e pyetjeve eshte perqendruar me shume te video-pergjimi i ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, por jane kerkuar detaje edhe mbi video-pergjimin e zbuluar nga eksperti amerikan, ku Prifti ka filmuar veten dhe ish/zevendesin Leonard Beqiraj me 70 mije euro mbi tavoline.


Shpërndaje