TIRANE – Endrit Dokle, aktualisht i arrestuar për llogari të gjykimit ndaj “bandës së Durrësit” te Krimet e Rënda, u paraqit dje në këtë gjykatë, për caktimin e një mase sigurie ndaj tij, kësaj here me akuzën e trafikut të drogës. Këtë radhë, Dokle u paraqit para gjykatës, si një nga të dyshuarit e prokurorisë si pjesëtar në një grup kriminal, që ka trafikuar 38 kilogramë lëndë narkotike heroinë nga Shqipëria në Itali. Pasi u njoh me pretendimet e organit të akuzës dhe të mbrojtësit ligjor të Dokles, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, deri në përfundim të hetimeve. E njëjta masë sigurie u caktua edhe për Edmond Taullajn dhe Jurid Xhungën, të prangosur pak ditë më parë nga i njëjti operacion anti-drogë. Në përfundim të operacionit të koduar “Ura”, u ekzekutuan shtatë fletë arreste. ar.ba