Durrës- Dy janë pistat e hetimit të policisë pas sekuestrimit të 5 kilogramë droge, e dyshuar heroinë, në Portin e Durrësit. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, droga dyshohet se mund të ketë pasur si destinacion Italinë.
Por sipas tyre nuk përjashtohet mundësia që ajo të transportohej edhe në Zvicër, duke qenë se transportuesi i saj, shtetasi kosovar ishte rezident në Zvicër.
“Pas peshimit, sasia e drogws reaultoi tw ishte 5 kilogramw, e ndarw nw pako tw mbwshtjella me natriban, nga gjysmw kilogrami secila. I arrestuari ndodhet nw dhomat e paraburgimit tw policisw sw Durrwsit”- thanw burimet e policisw.
Droga u kap mbremjen e se premtes, në tentativë për tu transportuar në drejtim të Italisë. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se droga u bllokua në serbatorin e një makine, që ishte në pronësi të shtetasit kosovar Sead Qerolli.
“Droga u zbulua gjatë një kontrolli që po i bëhej makinës në port dhe menjehërë u bllokua, ndërsa poseduesi i saj u ndalua”- kanë njoftuar burimet e policisë, duke shtuar se automjeti tip Opel Vectra ishte me targa zvicre BE 577508.
Automjeti është bllokuar nga policia me të hyrë në terminalin e portit të Durrësit. Makina u vendos në pikën e kontrollit në sheshin e trageteve. Mësohet se që më parë, policia kishte marrë të dhëna në rrugë operative se në automjetin e 30 vjeçarit Qerolli transportohej droge.