Me anë të një droni spiun, Policia italiane zbuloi parcelat me kanabis që një bandë shqiptare kishte kultivuar në Veri të Italisë. Ndërsa hetimet zbuluan se banda shqiptare e cila kishte këto parcela merrej dhe me shfrytëzim prostitucioni dhe të ardhurat i investonin në prodhimin e marijuanës.


Droga  kultivohej  në mes të pyjeve, tepër vështirë për tu identifikuar dhe karabinierëve u është dashur të përdorin dron spiun për të zbuluar parcelat.


Dhjetë shqiptarë të arrestuar 


Policia italiane e provincës së Torinos ekzekutoi në orët  para të mëngjesit të sotëm, 26 shtator 2016, një operacion policor i cili çoi në shkatërrimin e organizatës kriminale shqiptare me aktivitet në trafikun e drogës, kultivimin e marijuanës dhe në shfrytëzim prostitucioni.


Dhjetë shtetas shqiptarë, disa prej të cilëve rezidentë në Itali janë arrestuar me akuzën e trafikut të drogës, kultivimit ilegal të lëndës narkotike, shfrytëzim prostitucioni, armëmbajtjes pa leje, zhvatje e dhunë.


App per te kontrolluar vajzat prostituta


Hetimet e policisë italiane zbuluan se ky grup kriminal shqiptar kishte në zotërim rreth 10 vajza me origjinë nga Shqipëria e Greqia, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion.


Ata kontrolloheshin me anë të një aplikacioni spiun i instaluar pa dijeni në telefonat e tyre celularë. Me anë të këtij app shqiptarët ishin të informuar në çdo moment mbi lëvizjet e vajzave, e sasinë e parave të përfituara nga prostitucioni.


Droni spiun zbuloi parcelat


Hetimet  e këtij operacioni nisën më vitin 2015.  Me anë të një droni policia italiane mundi të zbulojë plantacione droge të kultivuara nga shqiparët në territoret e komunave Corio në provincën e Torinos, Mortara në provincën e Pavias e Abbiategrasso në provincën e Milanos. Policia italiane sekuestroi në këto zona rreth 4 mijë bimë kanabis


DROGE2 DROGA


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter