Një nënë e dy fëmijëve, e cila ka fituar më shumë se 1 milion dollarë nga 'baballarët e ëmbël', thotë se e bija kërkon që të bëhet si ajo.

Nina Peterson vendosi të heqë dorë nga puna e saj, për t'i dedikuar plotësisht jetës si 'dashnore e ëmbël'.

Ajo plotëson nevojat e pasanikëve në këmbim të parave dhe dhuratave.

Tani Nina thotë se mbështet vajzat e saj nëse duan ta ndjekin në gjurmët e saj, duke fituar para nga dashnorët pasanikë.

E gjatë 1.82 metra, ajo thotë se ka shpenzuar mbi 100 mijë dollarë për operacione kozmetike, mes tyre për rritjen e gjoksit.

Vajza e saj më e vogël, Juliana 9-vjeçare, dhe Ymahni 12 vjeç, thonë se janë të lumtura me këtë stil jetese të mamasë.

Kjo për shkak se shpesh bëjnë pushime ekzotike dhe marrin dhurata të shtrenjta.

Kaq të lumtura janë, sa dashnorin aktual të mamasë e quajnë Santa.

Juliana, 9 vjeç, thotë: "Një 'sheqerkë' është një vajzë, e cila del me meshkuj më të mëdhenj në moshë, të cilët janë të pasur dhe e llastojnë atë".

"Do të doja një burrë të tillë kur të rritem, pasi ai paguan për gjithçka".

Nina thotë se nuk i inkurajon fëmijët e saj, por as nuk i dekurajon.

"Ky stil jete më ka ofruar shumë mundësi. Udhëtoj në mbarë botën dhe fitoj shumë duke takuar zotërinj kaq xhentëlmenë. Dua të them se dhurata më e shtrenjtë që kam marrë ka qenë një Maserati Quattro me vlerë 200 mijë dollarë".

"Shtëpia ku jetoj tani është paguar prej tyre. Më pëlqen kjo shtëpi, sidomos pishina".

"Dashnori aktual më jep 10 mijë dollarë në muaj".

"Ata janë xhentëlmenë dhe dinë si të trajtojnë një grua".

"Jam e lumtur për jetën time dhe nuk dua të më paragjykojnë. Vetëm pse kam gjoks të madh, nuk do të thotë se duhet të më gjykoni".