Aktori Robert Pattinson, i cili zakonisht duket i ngrysur, ka zëvendësuar këtë paraqitje të tij me të qeshura të mëdha në mbrëmjen bamirëse “GO-GO” në Los Angjelos. Ylli i filmit “Twilight”, i cili është përballuar me një periudhë të vështirë në aspektin e dashurisë, nuk ka mundur t’i kontrollojë qeshjet e tij në mbrëmjen bamirëse, në të cilën po mblidheshin fonde për fëmijët jetimë dhe fëmijët e lënduar nga e tërë bota.


Rob dukej mirë emocionalisht në ankand.


Është thënë se Pattinson ka pasur takime dashurie me një numër të madh bukuroshesh nga Hollywoodi, që kur është ndarë nga Kristen Stewart më herët gjatë këtij viti.


Këtë verë ai ishte lidhur me mbesën e Elvisit, Riley Keough , kurse thuhet se tani ai po takohet me vajzën e Sean Pennit, Dylan


Rob dhe Dylan po kalojnë mjaft mirë dhe lidhja e tyre u kuptua në fillim të muajit nëntor. /Indeksonline/