Teksa pritet ende vendimi perfundimtar per pozicionimin e PBDNj ne zgjedhjet e 28 qershorit, kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule eshte takuar me kreun e Partise Socialiste Edi Rama.

Dy kryetaret kane diskutuar koke me koke per me shume se nje ore ne seline e PS, por nuk dihet ende nese kane rene dakort qe PBDNJ te rreshtohet ne koalicionin e majte.

Ky takim vjen vetem pak ore para se Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut te deklaroje zyrtarisht formacionin ku do te rreshtohet.

Gjate dites se djeshme strukturat e larta te kesaj force politike kane qene perballe dy alternativave te firmosjes se marreveshjes me socialistet ose daljen si te pavarur ne zgjedhje. Takimi me i fundit mes zotit dhe kreun socialist Rama duket te pakten se i ka dhene fund mundesise qe PBDNj ne nje levizje te momentit te fundit te rreshtohej me koalicionin demokrat ku ben pjese prej 4 vitesh.