Aksidentoi dy pasagjere dhe u arratis, nen akuze shoferi. Policia e Durresit nisi hetimet ne gjendje te lire ndaj 37-vjecarit M. P., banues ne lagjen nr. 15. Duke drejtuar automjetin fugon kamioncine tip "Ford", me targa DR4681D, ka humbur kontrollin dhe per pasoje automjeti eshte batuar. Aksidenti ka sjelle plagosjen e dy pasagjereve B. Barziu, 38-vjec dhe S. Hoxha, 52 vjec, te dy banues ne Durres. Te lenduarit ndodhen ne spitalin e qytetit jashte rrezikut per jeten, kurse shoferi akuzohet per "shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor" dhe "largimit nga vendi i ngjarjes".