durres-moti-i-keq

Era e fortë dhe dallgët e detit kanë bërë që një traget me 131 pasagjerë në bord të rrijë në det për rreth 24 orë.

Trageti "Rapsodi" i linjës Durrës-Bari është ankoruar sot në orën 08:30 në portin e Durrësit, pasi e kishte kaluar natën në gjirin e Kepit të Rodonit.

Ankorimi i tij në port është bërë me vështirësi për shkak të përmasave të mëdha dhe kushteve të këqija të motit.

/ Shekulli Online /