Autori i Lajmit: Redaksia


Dy vajza janë shpallur të humbura nga familjet e tyre na qytetin e Durrësit. Lajmi konfirmohet nga policia e qytetit bregdetar, e cila deklaron se po punohet për gjetjen e tyre. Policia nuk deklaron nëse dy vajzat kanë njohje me njëra-tjetrën, megjithëse jetojnë në një lagje në qytetin e Durrësit dhe largim i tyre nga shtëpia është bërë në të njëjtën orë. Rasti i parë ka ndodhur në datën 2 mars dhe kur 16-vjeçarja, E.K, është larguar nga banesa në drejtim të paditur në orët e para të mëngjesit. Denoncimi është bërë nga babai i saj, shtetasi A.K, i cili ka deklaruar se rreth orës 08.00 të datës 2 mars, vajza e tij është larguar nga shtëpia. Rasti i dytë i përket të njëjtës lagje në Durrës, me ndryshimin se vajza është dy vite më e madhe sesa rasti i parë. Inicialet e saj janë S.B dhe largimi i saj është denoncuar nga babai.





Ky lajm është publikuar: 04/03/2010