Roberto Rosseti nuk është më pjesë e gjyqtarëve që do të arbitrojnë ndeshjet e Botërorit duke filluar që nga çerekfinalet e deri te finalja e madhe e 11 korrikut. Gjyqtari italian ka paguar shtrenjtë gabimin e rëndë të bërë në ndeshjen e zhvilluar në Johanesburg ndërmjet Argjentinës dhe Meksikës pasi ka akorduar si të rregullt një gol të Tevez kur ky i fundit ishte ndjeshëm në pozicion jashtë loje.Por nuk mbaron e kaq pasi në shtëpi është dërguar edhe Uruguajani Horge Larrionda i cili nuk ka parë golin fantazëm të shënuar nga Lampard në ndeshjen kundër Gjermanisë.Në Afrikën e Jugut kanë qëndruar tre gjyqatrë nga Azia (Khalil Al Ghamdi, Ravshan Irmatov e Yuichi Nishimura), dy gjyqtarë Afrikane (Jerome Damon ed Eddy Allen Maillet), tre gjyqtarë ët zonës Konkaf (Benito Armando Archundia Tellez, Carlos Alberto Batres Gonzalez e Marco Antonio Rodriguez Moreno), katër nga Amerika e Jugut (Hector Walter Baldassi, Pablo Antonio Quinteros, Oscar Julian Ruiz Acosta e Carlos Simon), një përfaqësues i zonës së Oqeanisë (Michael Hester) dhe gjashtë gjyqtarë nga Europa, (Ovvero Olegario, Manuel Benquerenca, Frank De Bleeckere, Viktor Kassai, Wolfgang Stark, Alberto Undiano Mallenco e Howard Webb).