TIRANE - I denuar me vetem 10 vjet burg per dy vrasje, Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, Bedri Sulen. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit, te cilat thane se, Interpol Tirana ekstradoi nga Italia 35-vjecarin Sula, nga Durresit, i shpallur ne kerkim nga drejtesia shqiptare per krimin e "vrasjes me dashje, e kryer ne bashkepunim". Vrasja e dy personave, Flamur Bermuca dhe Klodian Kozeli, ka ndodhur dhjete vjet me pare ne qytetin bregdetar, pas nje zenke per 1000 (mije) lekesh, qe njeri prej viktimave ia kishte borxh vellait te Bedri Sules, Florencit. Ketu ka ndodhur dhe vrasja, qe nje vit me pas, ne 1999, nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Durres, eshte denuar me 10 vjet burg.


Vrasja


Bedri Sula, ne daten 12 shkurt 1998, rreth ores 19:00, ne bashkepunim me vellane e tij Florenc Sula, kane qelluar me arme dhe kane vrare per motive te dobeta qytetaret Flamur Bermuca dhe Klodian Kozeli. Burime policie kane bere te ditur gjate dites se djeshme se, ne kohen kur ka ndodhur ngjarja, mes dy paleve ka pasur nje debat, per faktin se Saimir Sula, vellai i vogel i Bedriut dhe Florencit, i kishte marre viktimes, Klodian Kozeli, shumen prej 1000 leke. Sherri ne fillim kishte nisur me fjale mes paleve, duke fyer njeri-tjetrin, por me pas kane filluar te goditen me grushte dhe sende te forta. Por zenka nuk ka perfunduar ketu. Vellezerit Sula, kane shkuar ne shtepine e tyre dhe kane marre nje arme, "Kallashnikov", dhe kane qelluar mbi Flamur Bermuca dhe Klodian Kozelin, duke i lene te vdekur ne vend.


Ekstradimi


Ekstradimi Bedri Sules, eshte bere pasi Gjykata e Durresit, me vendimin te dates 30 korrik 1999, e ka denuar kete qytetar me 10 vjet burgim, per kryerjen e vepres penale te "vrasjes me dashje ne bashkepunim" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Sipas vendimit te gjykates, shqiptari Bedri Sula, ne daten 12 shkurt 1998, rreth ores 19:00, ne bashkepunim me vellane e tij Florenc Sula, kane vrare per motive te dobeta qytetaret Flamur Bermuca dhe Klodian Kozeli.


Sillet ne pranga dhe 25-vjecari


Gjithashtu, gjate dites se djeshme, u be ekstradimi nga Italia i 25-vjecari Klajdi Hasani, 25 vjec, nga Rrogozhina. Per kete person, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me daten 26 korrik 2008, ka vendosur masen e sigurise "arrest me burg", per kryerjen e vepres penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese, e mbetur ne tentative", si dhe "per armembajtje pa leje te armeve luftarake". Dy te ekstraduarit jane derguar ne qeli.


Artan Cena