I ekzekutuari është shtetasi Lulzim Heqimaj, 45-vjeç. Viktima është qëlluar me pesë plumba, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e rendit, të cilat morën në pyetje dëshmitarët okularë. Dyshohet se shkak i vrasjes është ajo e hakmarrjes. Një tjetër vrasje u regjistrua në fshatin Grabian të Lushnjës, ku humbi jetën një 35-vjeçar.

Viktima është Servet Snalla, i cili është vrarë me thikë nga bashkëfshatari i tij, shtetasi Nezir Mehmeti. Konflikti ka ndodhur për shkak se delet e viktimës kishin kullotur në arën me jonxhë të shtetasit Mehmeti. Në zënkë e sipër, ai e qëlloi me thikë 35-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pas kësaj, ai tentoi ta dërgonte në spital, por burri humbi jetën për shkak të gjakut të humbur. Policia e arrestoi shtetasin Nezir Mehmeti. Ngjarja ka ndodhur pas konfliktit momental. /Start/



                                                                                             2012-08-22 08:47