Marrë parasysh kriteret të cilat zbatohen sot nëpër shkollat e Kosovës, gjimnazistët e Prishtinës janë në fund të pusit. Më shumë se gjysma e tyre kanë ngelur në klasë në gjysmëvjetorin e parë shkollor. "




Gazeta Tribuna posedon informatorin për suksesin e nxënësve në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2013/14 në shkollat e Prishtinës. Ky raport është përgatitur nga Drejtoria e Arsimit, dhe sot do të paraqitet në seancën e Asamblesë së Komunës.




Nga 13 mijë e 190 nxënës, aq sa janë në nivelin e arsimit të mesëm të ulët, fiks 8285 nxënës prej tyre kanë ngelur në klasë ose 62.81 për qind e totalit.




Shkëlqyeshëm kanë kaluar 1957 nxënës, ose 14.83 për qind, me sukses shumë të mirë janë 1821 nxënës, ose 13.80 për qind, me sukses të mirë 729 nxënës, ose 5.52 për qind, të panotuar 354 nxënës, ose 2.68 për qind.




Në nivelin e arsimit të mesëm të lartë në Prishtinë janë gjithsej 12 shkolla, ku mësimin e kanë vijuar 13190 nxënës, të shpërndarë në 408 paralele, mesatarisht 32.32 nxënës për paralele. Numri i mungesave është më i madh, se i vitit paraprak. /Tribuna/