E majta do të paraqitet para elektoratit me dy koalicione në zgjedhjet e qershorit. Paralelisht me PS-në, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpallur dhe konfiguruar koalicionin "E Majta për Integrim", që drejtohet nga Ilir Meta. Pjesë e këtij koalicioni është Partia Socialiste e Vërtetë 91 dhe Partia e Gjelbër. LSI ka nënshkruar publikisht marrëveshjen me këto dy parti dhe pavarësisht bashkëpunimit, gjatë fushatës dhe ditën e votimit, ato do të jenë në garë me njëra-tjetrën. Meta ka premtuar se pjesë e koalicionit që drejton do të bëhen edhe parti të tjera. Deri më tani, koalicioni i LSI-së ka shpallur prioritet të qeverisjes së këtij koalicioni punësimin, arsimin, bujqësinë etj. Ashtu si do ketë garë mes partive, kështu do të funksionojë gara midis dy koalicioneve të majta. Të dyja koalicionet kanë synim të fitojnë zgjedhjet përmes programeve dhe platformave të tyre.