Marcel Proust


"Kur dashuronte Suani"


Botimet "Fan Noli" (800 lekë)


Sepse, ajo çka brenda nesh e pandehim se është dashuri, xhelozi, nuk paraqitet si pasion i njëjtë i pandërprerë i pandalshëm. Ajo përbëhet nga një pafundësi dashurish të njëpasnjëshme, xhelozish të ndryshme e që janë kalimtare, por që duke qenë kurdoherë me shumicë, krijojnë përshtypjen e vazhdimësisë, iluzionin e unitetit. Jetëgjatësia e dashurisë së Suanit besnikëria e xhelozia e tij, përbëheshin nga vdekja nga pabesia e dëshirave të panumërta e dyshimeve të panumërta që kishin pa përjashtim Odetën si pikësynim...


Oriana Fallaci


"Një burrë"


Botimet "Dudaj" (900 lekë)


Leo Valiani, në "Corriere della Sera" shkruan për këtë roman se "Tregimit për jetën dhe vdekjen e burrit që ka dashur, Oriana Fallaci i ka dhënë formën e një romani kryevepër", ndërsa Marc Kravetz e quan "Roman ideologjik, roman mbi të vërtetën, roman mbi pushtetin dhe atë që i kundërvihet atij, roman klasik, roman modern, roman dashurie, roman i shkruar mrekullisht".



Cecelia Ahern


"Ku mbaron ylberi"


Botimet "Pegi" (700 lekë)


Fëmijë të këndshëm e pastaj adoleshentë rebelë, Rozi dhe Aleksi ishin të afërt për njëri-tjetrin, por familja e Aleksit zhvendoset nga Dublini në Amerikë dhe ai shkon me ta, për mirë. Rozi është e humbur pa të. Pikërisht në mbrëmjen e udhëtimit të saj për t‘u bashkuar me Aleksin në Boston, Rozi merr lajmin që do t‘i ndryshojë jetën dhe qëndron në Irlandë. Lidhja e tyre magjike shihet mes ulje-ngritjeve të jetës dhe asnjëri nuk e di nëse miqësia e tyre do t‘u mbijetojë viteve, kilometrave apo lidhjeve të reja. A mund të jenë diçka më shumë se miq të mirë?


Amoz Oz


"Të njohësh një grua"


Botimet "Skanderbegs book" (800 lekë)


Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes. Duke gjurmuar vdekjen e çuditshme të gruas, ai shkon tutje në ditët e tij të shkuara. Pasi ka zbuluar një jetë të tërë sekretet e njerëzve të tjerë, ai është i detyruar të shohë nga pas gjurmët e tij, të gjykojë gënjeshtrat që i ka rrëfyer vetes, enigmën rrënuese të jetës dhe vdekjes së gruas të tij, vitet në shërbim të shtetit dhe sjelljen misterioze të së bijës.