shoppingFiksimi ndaj blerjeve në butike i ka kushtuar një gruaje martesën. Kjo i ka ndodhur një çifti në Romë, në rastin e të cilit gjykata vendosi në favor të burrit, i cili kishte akuzuar gruan e tij për blerje të tepruara.


Gruaja kishte thënë se në tre vjet kishte dhënë mbështetje edhe për fëmijët, por pas disa kontrollove u provua se ajo i kishte shpenzuar të gjitha paratë për arsye personale.


Çifti kishte hyrë në krizë prej kohësh pikërisht për shkak të shpenzimeve të tepruara të gruas për veshjes dhe kozmetikë. Ajo kishte shpenzuar para për dëshirat e saj çdo ditë, nga viti 2006 deri në vitin 2009.    P.K