Organizata joqeveritare ECOciety, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të realizojnë një javë kushtuar arkitekturës dhe mbrojtjes së ambientit në Prishtinë. . Kjo ngjarje do të mbahet gjatë datave 12-19 tetor 2014 në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë. 




E organizuar për herë të parë në Prishtinë, kjo ngjarje synon të bëjë bashkë studentë e profesionistë

vendorë e ndërkombëtarë me qëllim të shkëmbimit të ideve e metodave të ndërtimit “të gjelbër”.

Qëllimi i kësaj iniciative është që përmes ligjëratave dhe punëtorive të prezantohen konceptet e

qëndrueshmërisë që duhet aplikuar për mbrojtjen e ambientit.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Rreth 150 profesionistë të rinj nga Kosova dhe mbarë bota do të punojnë së bashku në punëtoritë  e ECOWEEK për t’i adresuar sfidat arkitekturore dhe urbanistike të Prishtinës.




Punëtoritë do të mbahen në studio të mbyllura, ndërsa intervenimet do të bëhen në disa nga hapësirat e hapura në qytet. Intervenime të tilla “të gjelbra” janë realizuar me sukses edhe në vende të tjera në botë, si  në: Danimarkë, Greqi, Itali, Izrael, Brazil, Suedi, Kinë, Britani të Madhe, Spanjë, Serbi, Turqi e  Poloni. Projektet e dala nga punëtoritë do të ekspozohen për publik për pesë ditë me radhë, e pastaj  do ti dhurohen Komunës së Prishtinës, si partnere e ECOWEEK, me qëllim të realizimit të tyre në të ardhmen. Për të qenë pjesë e këtyre punëtorive dhe intervenimeve në Prishtinë, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes formës regjistruese të ECOWEEK deri më 5 tetor. Aplikimi për studentët e  Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për here të parë në historinë e ECOWEEK është pa pagesë.




Çmimet e aplikimit për të interesuarit tjerë dhe formën e regjistrimit mund ti gjeni në www.ecoweek-ks.org/registration. Të gjithë pjesëmarrësit e punëtorive do të shpërblehen me  ECTS kredi nga ECOWEEK. /Indeksonline/