EULEX-it, ka konfirmuar prezencën e doganierëve e policëve shqiptarë e serbë në pikat kufitare në veri të Kosovës. Zëdhënësi i EULEX-it, ka deklaruar se zyrtarë lokalë, serbë e shqiptarë janë në pikat kufitare me policinë e EULEX-it, por vetëm anëtarët e EULEX-it janë operacionalë.


Më herët, Bashkimi Evropian nëpërmjet zëdhënëses Maja Kocijancic, i ka dhënë përkrahje të plotë operacionit të qeverisë së Kosovës në veri, duke thënë se EULEX-i po bashkëpunon dhe është në të dyja pikat kufitare dhe se Kosova është një njësi doganore.

 


“Është ky një hap i rëndësishëm nga i cili të gjitha bashkësitë do të kenë dobi. Jemi të përkushtuar për këtë dhe EULEX këtë e bënë në përputhje të plotë me mandatin e saj”, ka thënë ajo.