PRISHTINË-EULEX-i i dhuroi sot Ministrisë së Financave dyzet automjete, të cilat do të shfrytëzohen nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Shefi i EULEX, Xavier de Marnhac, tha se ky mision ndodhet në Kosovë për t’i përkrahur institucionet për sundimin e ligjit dhe shprehu besimin se ky donacion do t’i rrisë kapacitetet e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës për përmbushjen e detyrave të tyre.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, falënderoi EULEX-in për ndihmën dhe përkrahjen, duke shtuar se ky donacion do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit në punën e këtyre dy institucioneve.
Automjetet e dhuruara sot pasojnë njëzet e tri të dhuruara më parë Ministrisë së Drejtësisë në muajin mars. Pritet të jepen edhe disa donacione nga EULEX-i, siç është edhe dhurimi i gjashtëdhjetë automjeteve Policisë së Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)