• Kreu i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Havier Solana, ka deklaruar në Bruksel se misioni EULEX, duhet të
shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun, duke vlerësuar se pas zgjedhjeve në Serbi, një moment vendimtar do të jetë 15 qershori kur në fuqi hyn Kushtetuta e Kosovës. Në Parlamentin Evropian, Solana patheksuar se “zgjedhjet e 11 majit në Serbi do të jenë të rëndësishme edhe për faktin që për herë të parë do të mbahen në veri të Kosovës. Duhet pritur për të parë se si do të zhvillohet situata e përgjithshme ndërmjet 11 majit dhe 15 qershorit”, tha Solana.