"EVN Maqedoni" kërkon shtrenjtim të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në masën e 8,8 për qind. Lajmin e konfirmoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, i cili deri në fund të muajit do të vendosë nëse dhe sa do të shtrenjtohet energjia elektrike. Nëse miratohet çmimi i ri, ai do të duhet të llogaritet prej majit të këtij viti. Rritjen e çmimit të energjisë tani për tani e kërkon vetëm "EVN Maqedoni", kurse kompanitë e tjera, "MEPSO" dhe "ELEM" bien dakord të punojnë sipas çmimeve të vjetra. Në tetor të vitit të kaluar, rryma e qytetarëve u shtrenjtua për rreth 13 për qind. Kompania austriake "EVN" është pronare e ish-Koorporatës Elektroenergjetike të Maqedonisë, që dikur drejtohej nga shteti. Pikërisht, këtij rasti i druhet edhe qeveria shqiptare, nëse "CEZ", ashtu si "EVN" në Maqedoni, të kërkojë rritje të çmimit pas blerjes së OSSH-së.