Ligës Ballkanike do ti shtohet edhe një skuadër kosovare. Bëhet fjalë për Bashkimin nga Prizreni, klub ky që për herë të parë do të paraqitet ne BIBL në sezonin e ri.
Lajmin për pjesëmarrjen e prizrenasve e ka konfirmuar drejtori i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, në një intervistë ekskluzive për televizionin Tribuna Channel.
“Patjetër që Bashkimi do të jetë pjesë e Ligës Ballkanike, në të kundërtën nuk do të isha në vizitë. Ne jemi marrë vesh dhe duam që Bashkimi të jetë pjësë e Ligës Ballkanike për edicionin e ri”, ka thënë Shtriks.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.