Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas fletarrestit për Ylli Hoxhën, i cili sot organizoi protestën bashkë me aktivistë të Vetëvendosjes para ndërmarrjes “Pastrimi” në Prishtinë.




“Kur vjen puna me ndjekë kriminelë e të korruptuar, zhagisin e nuk veprojnë me vite. Ndërsa duan ta ndjekin Ylli Hoxha dhe ta arrestojnë sepse po e mbron pronën publike nga zhvatësit. Kjo situatë e mbrapshtë duhet të kthehet kah e drejta, kriminelët në burg e qytetarët të lirë. Nuk e kanë gjatë, jo!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Indeksonline/

 

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};