TIRANE-Shefi ekzekutiv i Facebook-ut edhe pse ka fituar një shumë të madhe parash që e shndërron atë në miliarder dhe që është shumë më i pasur se më parë, sërish nuk i pëlqen të bëjë jetë luksoze. Ai ka shkuar me pushime ne Hauai së bashku me bashkëshorten e tij, por pushimet kanë qenë krejtësisht të zakonshme për një miliarder si ky që njihet publikisht.

Atij i pëlqen shume jeta e thjeshte. Të gjithë do të mendonin se ai po kalon pushime luksoze duke ngrënë dreka e darka nëpër restorante të pasurish, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta.

Ai është parë duke ngrënë sanduic dhe hamburger së bashku me gruan e tij. Madje ndër aktivitet që kanë preferuar, ka qenë sërfi.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera FOTO: Edhe pse miliarder, krijuesi i Facebook pushime jo luksoze