TIRANE - Edhe qeveria ka vendosur që të pushojë. Muaji gusht do të mirëpresë dhe kabinetin e qeverisë Rama , me një tur pushimesh relaksuese që do të startojnë më 7 gusht, menjëherë pas mbledhjes së funidt të qeverisë që kryeminitri Edi Rama, do të mbajë këtë të mërkurë.

Kjo do të thotë se që nga data 7 gusht deri në 25 gusht ministrat do të kenë kohën e tyre të lirë , larg impenjimeve politike dhe përgjegjësive që u ngarkon pozicioni si ministër .

Mbetet ende e fshehtë se ku do të startojnë pushimet për stafin e kabinetit Rama, por mesa duket, ato do të jenë të nevojshme për të nisur një start të ri në 26 gusht, ku do të mbahet dhe mbledhja e ardhshme e qeverisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)