Tiranë, 25 Janar NOA Kryetari i opozitës shqiptare
Edi Rama, ftohet të mbajë një ligjëratë në Harvard, në cilësinë e kryetarit të
Bashkisë së Tiranës.

Lajmin e bën të ditur për agjencinë NOA, korrespondenti
në SHBA cila citon burime zyrtare nga Harvard - Kennedy School.

Universiteti i famshëm tha se kryetari i Bashkisë
së Tiranës, Edi Rama mban sot pasdite (ora amerikane), një ligjëratë me temën
Dialogu në diplomacinë kulturore dhe urbane dhe transformimin e kryeqytetit.



Kryebashkiaku i Tiranës, mësohet se mban ligjëratën
së bashku me kryetarin e Bashkisë së Bogota, Antanas Mockus i cili ka zgjedhur
të njëjtën temë.

Moderator i seancës e cila mund të ndiqet këtu
live, është Professor
Elaine Kamarck.

Korrespondenti i NOA informon se nuk ka asnjë të
dhënë që të konfirmojë se Edi Rama ka takime të mundshme zyrtare me politikanë
në SHBA dhe as me komunitetin shqiptar atje.

i.b/e.r/NOA