16-10-2010 / Gazeta 55

Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama po perpelitet te shpetoje nga pergjegjesia e qarte dhe e plote pas shperthimit te skandalit te 20 perqindeshit me projektin e godinave 35-kateshe tek Liqeni. Zoti Rama permendi dje si neper dhembe prokurorine nderkohe qe publiku pret me padurim qe ai te jape nje shpjegim per rolin e tij ne kontraten 100 milion euro te Leprit e cila pastaj u shnderrua ne grataciela te frikshem ne vendin me terheqes te Tiranes. Asnje debat artificial dhe as shpifjet e radhes qe fabrikohen ne zyrat e Partise se Bashkise nuk mund te shkepusin vemendjen tone dhe te qytetareve nga skandali me i madh dhe me i provuar ne keto 20 vjet. Ne kerkojme hetimin e shpejte dhe transparencen e plote te kesaj afere qe ka nga prapa qindra milion euro te pista. Prokuroria duhet te nise menjehere ceshtjen jo vetem ndaj sekserit te 20 perqindeshit por edhe kryetarin e Bashkise se Tiranes i cili eshte perfituesi kryesor i kesaj afere te paster korruptive. Eumlshte koha qe ky kancer i cili bren pa meshire interesat e qytetareve te Tiranes te goditet mu ne zemren e tij. Edi Rama eshte strumbullari i korrupsionit ne Shqiperi dhe nje nder kampionet e ketij fenomeni ne kontinent. Ka ardhur koha qe drejtesia te veproje per ta cliruar nje here e pergjithmone Tiranen nga kthetrat e ketij klani mafioz qe aplikon prej shume vitesh filozofine e shemtuar te 20 perqindeshit.

...