30-11-2010 / Gazeta 55

PD kthen vemendjen tek shkelja e kushtetutes e konsumuar pardje nga kryetari i bashkise se Tiranes dhe kerkon shkarkimin e tij nga detyra nderkohe qe i ben thirrje prokurorise te nise ndaj tij ndjekjen penale

Keshilltaret e Partise Demokratike ne bashkine e Tiranes kerkojne shkarkimin e kreut te bashkise se Tiranes Edi Rama pasi ka shkelur kushtetuten duke sabotuar festen kombetare Diten e Pavaresise se Shqiperise 28 Nentorin.
Qendrimin e komunikoi dje kreu i grupit te keshilltareve te PD-se ne keshillin bashkiak te kryeqytetit Ferdinand Poni. Ai u shpreh se keshilltaret e PD-se do te kerkojne gjithashtu edhe fillimin e procedimit penal per kryebashkiakun Rama pasi ka thyer kushtetuten dhe ligjet si dhe demtuar interesat e shqiptareve.
E dhimbshme e pabesueshme por ja qe ndodhi As dje si edhe nje vit me pare ne 28 Nentor diten e Flamurit diten e Ditelindjes se Kombit Shqiptar dite qe festohet nga cdo shqiptar me nderim adhurim e krenari me te madhe ne te kater anet e botes kudo qe ata ndodhen dite qe eshte sanksionuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5 kur thote se lsquoFesta Kombetare e Republikes se Shqiperise eshte Dita e Flamurit 28 Nentori perseri Tirana kryeqyteti i Shqiperise ishte i pazbukuruar bashkia e Tiranes e sabotoi festen e shqiptareve kryetari i bashkise se Tiranes ne nje veprim te turpshem e te papergjegjshem perseri theu ligjin kushtetuten si dhe u perpoq te turperonte shpirtin e dinjitetin e shqiptareve perjashtoi kryeqytetasit nga festa me nje akt fund e krye poshterues per Kryeqytetin e vendit duke ndaluar cdo lloj veprimtarie festive si dhe duke e perjashtuar Tiranen nga cdo lloj dekorimi e zbukurimi per festen me te madhe te shqiptareve u shpreh Poni duke cilesuar se permes ketij veprimi Edi Rama vetequhet tradhtar dhe shkelesi me i madh i ligjit dhe se duhen marre masat perkatese urgjentisht. Ne keshilltaret Demokrate te Keshillit te Bashkise se Tiranes ne perputhje me ligjin Nr. 8652 date 31. 07. 2000 lsquoPer organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise neni 14 pika 5 do te kerkojme shkarkimin e z. Rama nga detyra si dhe i kerkojme prokurorise te nise procedimin penal per kete njeri qe thyen ne menyre flagrante kushtetuten e ligjet ne dem te interesave te ligjshme te Shqiperise e shqiptareve deklaroi Poni.
Sipas tij qytetaret e Tiranes e kane te qarte se Edi Rama demonstroi aktin me te papergjegjshem te tradhtarit dhe te thyeresit te ligjit dhe kesisoj ai smund te rrije me ne krye te bashkise se Tiranes.
Qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise e kane te qarte se Edvin Rama ne kete perzierje te ulet morale mes tradhtarit dhe thyeresit ne menyre flagrante te ligjit e kushtetutes mes nje mbartesi te paturpshem te nje fryme moralisht te ulet publike e respekti per shtetin kombin e flamurin tone dhe si i tille ai smund te rrije asnje dite as kryetar i bashkise se kryeqytetit tha ne reagimin e tij kreu i grupit te keshilltareve te Partise Demokratike ne Bashkine e Tiranes Ferdinand Poni.
Duke vijuar me akuzat zevendesministri i Brendshem vuri ne dukje se Edi Rama i ka shkelur me te dyja kembet ne menyre flagrante e te turpshme dhe po kaq abuzive si dinjitetin shqiptar ashtu edhe ligjet e ketij vendi qe jane ne themel te ekzistences se shtetit qe kushtezojne te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise. Kjo situate e perseritur tregon se keto veprime qe eshte shume pak ti quash vetem shkelje te ligjit vetem cenim te dinjitetit e simboleve vetem tradhti e demtim te imazhit publik te Shqiperise e institucioneve te saj pasi jane pa diskutim ne menyre te qarte e te perseritur te treja se bashku kerkon nga cdo shqiptar qe te hedhe poshte me perbuzje keto veprime prej tradhtari qe te kerkoje nga organet e vendit te se drejtes publike e te gjyqesorit te marrin masat me te shpejta ne menyre qe keto veprime te mos demtojne kombin dhe kryeqytetin apeloi me tej kreu i keshilltareve te PD-se ne bashkine e Tiranes dhe njeherazi zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni.


...