Nga Adem HARXHI
Pak do të jenë ata që nuk e kanë lexuar librin “Don Kishoti i Mances”. Por edhe nga ata që e kanë lexuar, pak do jenë ata që e kanë kuptuar mësimin e cmuar, që shkenca mjekësore moderne e ka quajtur “Efekti Dulqina”. Siç dihet, në romanin Don Kishoti, Cervantes na tregon se Don Kishoti takon në rrugë një prostitutë. Ai e trajtoi këtë grua jo si një putanë, por si dikë me bukuri të madhe, me mirësi dhe virtyt.
Perceptimi i tij pozitiv për këtë grua, e transformoi gruan. Ai i vuri asaj një emër të ri, e quajti Dulqina . Energjia e dashurisë që kishte Don Kishoti për Dulqinën e ndryshoi gruan. E ndihmoi të fillojë ta shohë veten si një person i dashur, që kujdeset për të tjerët. Kur Don Kishoti ishte duke vdekur, ai e thirri të dashurën tek shtrati, për të përforcuar memorien e tij celulare me imazhin e gruas së dashur dhe për ti kujtuar asaj se edhe në mungesën e tij fizike, ajo do të jetë gjithmonë Dulqina.
Efekti Dulqina (dulcinea), na tregon për forcën transformuese të dashurisë, që është, ekzaktësisht, e kundërta e sistemit shkatërrues të dashurisë për pushtet. Ky është një shembull, që vërteton mënyrën se si kodi i zemrës së dikujt, bashkohet me një zemër tjetër. Është transplantimi i kardio-energjisë së një zemre, që influencon tek të dy, tek dhuruesi dhe tek marrësi.