Ekipet tona te Kategorise Superiore, me perjashtim te Partizanit, ndodhet jashte per te zhvilluar pergatitjet e dimrit. Pothuajse te gjitha jane ne perfundim te pergatitjeve dhe pritet te rikthehen keto dite ne Shqiperi. Dinamo, Tirana, Flamurtari, Apolonia dhe Besa ndodhen aktualisht ne Antalia. Te shtunen dhe te dielen te gjitha do te jene ne Shqiperi, ku do te nisin stervitje per javen tjeter, e cila do te jete ne vigjilje te pjeses se dyte te kampionatit. Bardheblute pas rikthimit do te bashkojne edhe disa lojtare te tjere ne radhet e ekipit te tyre, nga te rinjte, nderkohe pritet qe te mberrije edhe kartoni i sulmuesit, Xhulian Rrudho. Ky i fundit ishte pjese e Partizanit, gjate fazes se pare, por kartonin e ka ne Itali, te Kievo. Pritet mberritja kartonit, per te federuar lojtarin ne fjale.