Kryetari i PLL, Ekrem Spahia, në një intervistë për GSH, thotë se zgjidhja për të shmangur këto situata të vështira sa herë bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit është rikthimi i monarkisë. Rikthimi i monarkisë është zgjidhja që u jep fund situatave të tilla sa herë që Shqipëria zhvillon zgjedhje presidenciale, tha ai.


Sipas tij, zgjidhja është e lehtë, pasi mjafton një referendum. Madje Spahia thotë se vetë Berisha e ka lënë të hapur mundësinë e një referendumi për rikthimin e monarkisë, kur ka deklaruar se referendumi i vitit 1997 është manipuluar. Spahia thotë se referendumin do e kërkojnë në një kohë të përshtatshme për kombin shqiptar. Pasi siç e dini ne jemi për bashkimin e trojeve shqiptare, thotë ai.