Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë pjesërisht një padi të Ekrem Spahisë për dëmshpërblim pasi vlerëson se ai është burgosur me pa të drejtë për ngjarjet e 14 shtatorit 1998.


Gjykatësi Artan Zeneli ka marrë vendimin që dëmshpërblen Spahinë për 385 ditët e qëndrimit në burg.


Në fakt Ekrem Spahia, kreu i PLL, nuk është se ka fituar pafajësinë nga drejtësia shqiptare. Hetimet ndaj Spahisë u pushuan kohë më parë sepse ai gëzonte imunitet. Më pas u rihapën kur ai nuk ishte më deputet dhe ishte prokuroria që tërhoqi dosjen.


Ngjarja e 14 shtatorit, kur turma që po shkonte në varrimin e Azem Hajdarit sulmoi kryeministrinë dhe më pas edhe Televizionin Publik, akoma mbetet e pazbardhur dhe autorët të pandëshkuar.