Kukësi


Ekrem SpahiuIsh-zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahia, është emëruar drejtor i përgjithshëm i klubit të Kukësit, ndërsa ndoqi që dje stërvitjen e ekipit verilindor. “Sigurisht që investimet e presidentit Gjici janë për ta institucionalizuar gjithë veprimtarinë sportive të Kukësit dhe jo thjesht për ekipin e parë. Ne po mendojmë për të ardhmen e këtij klubi, sepse duam të jetë një klub serioz dhe me një perspektivë afatmesme dhe rentabël”, tha ai para gazetarëve. “Po njihem me të gjithë problematikën, por ka shumë pak mangësi. Duam të mbyllim me sukses këtë sezon. Synojmë një trofe dhe të jemi pjesëmarrës në Kupat e Europës”.