Sot po shënohet 16 vjetori i rënies heroike të Komandantit të njësive të para guerile në Shtime, dëshmorit të Kombit Jetë Hasani.




Indeksonline sjell eksluzivisht për lexuesit fotografit e bëra nga televizioni shqiptar (TVSH) në vitet e 90-ta ku paraqiten fotot e atdhetarit Jetë Hasani i cili për aktivitetin anti pushtuesit serb ishte rrahur brutalisht nga milicët serbë. Në mesin e tyre ishte edhe tradhtari shqipfolës Bedri Peqani i cili po ashtu ishte me uniformen serbe.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Jetë Hasani ishte Komandanti i njësive të para të UÇK-së në Komunën e Shtime, ai emrin e trashëgoi nga gjyshi i tij i cili po ashtu ishte vrarë për kauzën kombëtare në luftën e NDSH.




Në momentet më kritike, kur nxënësit e shkollës së mesme “Naim Frashri” në Shtime u larguan nga godina shkollore, Jetë Hasani me vet iniciativën e tij bleu trollin dhe të ndërtoi me vet financim dy shtëpi për t’i bërë shkolla që më 3 shtator 1995 të filloj mësimi në ato shkolla për gjashtë vite me radhë.




Ai po ashtu për sigurinë e nxënësve u detyra që ta blinte edhe shtëpinë e një romi që ishte fqinje me shtëpitë shkolla që ishin në pronësi të familjes Hasani. Romi i cili ishte edhe bashkëpunëtorë i pushtuesit serb u shkaktonte çdo ditë problem nxënësve dhe profesorëve duke i penguar që të zhvillojnë mësimet. Shtëpinë e blerë nga një rom, Jeta e rrënoi at dhe e përgatiti për nxënit një fushë volejbolli.




Si i tillë Jeta tërheqë vëmendjen e ilegales ku, në janar të vitit 1989 anëtarësohet në Organizatën ilegale “KOMITETI KOMBËTAR SHQIPTAR PËR BASHKIMIN E TROJEVE”, Komitet ky që vepronte në ilegalitet të thellë që drejtohej nga Ruzhdi Saramati




Më 28 nëntor të vitit 1989 u formua njësiti i parë gueril në Komunën e Shtimes “Zjarri–014.” Me komandantin Jetë Hasani dhe po në at koha Jetë Hasani mbante kontakte të vazhdueshme komandantin legjendar Adem Jasharin. /Indeksonline/




Foto se si u rrah brutalisht atdhetari Jetë Hasani nga forcat policore serbe lidhur me aktivitetin e tij kombëtar


SSSA
ASS
SSSA
ASS
SSSA
ASS
SSSA
ASS