Galeria Kombetare e Artit ne Uashington ne bashkepunim me Galerine e Artit Modern Tejt te Londres kane hapur kohet e fundit ekspoziten Gauguin Maker of Myth Gogeni Krijuesi i Miteve. Ne ekspozite paraqiten punime te piktorit francez Pol Gogen. Gazetaret e Zerit te Amerikes Katarina Radovic dhe Xhorxhe Putic vizituan ekspoziten dhe pergatiten kete kronike.


Kuratorja Meri Morton thote se ekspozita Gogeni Krijuesi i Miteve e merr frymezimin nga artisti si shkrimtar me teper se sa artisti si piktor


Gogeni shkroi ese dhe filloi te botonte nje gazete ne Tahiti ai shkroi artikuj me pershtypje dhe ishte nje shkrimtar shume interesant. Ekspozita e merr frymezimin nga strategjia e tij si shkrimtar dhe rreth gjithshkaje universale ceshtjet dhe idete njerezore.


Sipas kuratores Morton mitet baze Gogeni i merrte nga letersia dhe filozofia e Perendimit por ato fuqizohen nga ide dhe burime joperendimore. Punimet e paraqitura trajtojne ceshtje universale. Por ato i perkasin te gjitha koherave dhe jane te hapura per interpretime shpjegon Meri Morton. Nje shembull eshte skulptura e Ovirit.


Oviri ne gjuhen tahitiane do te thote i eger ose ne gjendje te eger. Kjo veper u frymezua nga theniet e tahitianeve per Ovirin neper xhungla rrethuar nga shpirterat e keqinj te te vdekurve duke ecur vjedhurazi. Por ne fakt kjo figure nuk eshte hyjnore ne Panteonin Polinizian. Gogeni krijon nga ideja e Ovirit nje imazh. Gruaja e portretizuar eshte teper joshese  dhe duket qarte qe ka fuqi shkaterrimtare. Ajo e shtyp me kembe ujkun. Oviri mban ne duar kelyshin e ujkut. Ajo ngjan sikur e ka nen mbrojtje por njekohesisht ngjan e tmerrshme shkaterrimtare.


Gogen trajton temat e mitologjise disa prej tyre plotesisht fryt i imagjinates se tij. Ai ishte perfshire nga ideja e artistit qe eshte krijues por njekohesisht edhe shkaterrimtar ndersa lufton me demonet e tij personale. Ai e identifikon veten me Ovirin ne menyre te drejtperdrejte. Gogeni ishte gjithashtu i famshem si njeri enderrimtar ne dashuri me boten shpirterore.


Une mendoj se ai ishte ne kerkim te nje komuniteti apo kulture e cila ne nje fare menyre i kundervihej jetes pariziane te viteve 1880 ne kerkim te nje shoqerie e cila nuk sundohej nga nje kod borgjez teper strikt te pakonsumar nga rendja drejt parase te nje shoqerie jo dhe aq materialiste por qe te kishte elemente shpirterore dhe te dashurise.


Vepra e Gogenit shpesh fokusohet tek roli i grave ne bote dhe ne kulturen njerezore. Ai mendonte se grate kishin nje bote te telle shpirterore dhe se per kete arsye nuk vleresoheshin sa duhet nga qyteterimi perendimor. Artisti u perpoq te shprehte permes vepres se tij nje ender ku dallohen qarte grate parajsa dhe roli i tij per ta ngritur nga humnera shoqerine perendimore ne nje shoqeri ne njerezore kuptimplote autentike dhe te vertete.


Une besoj se Gogeni mendonte se vepra e tij me e rendesishme ishte Manao Tupapao nje pikture teper e vecante provokuese dhe mbreselenese e gruas se tij haitiane Tehemana e shtrire lakuriq permbys. Ate eshte duke e pare nje shpirt i keq Tupapao.


Vija ndarese mes realitetit dhe krijimit te fantazise eshte teper e holle ne paraqitjen e jetes nga Pol Gogeni. Kuratorja Morton thote se ai eshte nje nga artistet themelues te modernizmit ne pikture skulpture dhe ne artin e shkruar.


Kjo ekspozite nuk e prezanton Gogenin si nje artist formal nje njeri i cili u perqoq te ndryshonte menyren e paraqitjes se shoqerise perendimore. Ajo nuk e paraqet ate si nje artist radikal por si nje artist qe perpiqet te arrije nje lloj kuptimi te tij te shoqerise dhe pastaj ta ndaje ate me te tjeret.


Kuratorja Meri Morton arrin ne perfundimin se Galeria Kombetare e Artit deshiron qe permes ekspozites vizitoret te shohin pertej imazheve mahnitese te Pol Gogenit duke zbuluar mesazhin qe artisti donte te perconte permes vepres se tij.